Foto ilustruese

U kap në Himarë duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, vihet nën hetim 49-vjeçari

26 Qershor 2022, 09:16| Përditesimi: 26 Qershor 2022, 09:19

  • Share

Një 49-vjeçar  nga Tirana me iniciale Sh.S. u kap në Himarë duke transportuar me makinë e tij 3 emigrantë të paligjshëm.

Si pasojë, ndaj 49-vjeçarit nisi procedim penal në gjendje të lirë.

"Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Sh. S., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, duke transportuar me automjetin e tij, 3 emigrantë të paligjshëm.", njofton Policia.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?