Foto ilustruese

Kronikë

Kapet me kanabis në Angli, i 'ngrijnë' pasuritë në Tiranë! Prokuroria sekuestron 500 mijë $ pasuri të Vasil Durakut

28 Maj 2021, 09:53| Përditesimi: 28 Maj 2021, 13:07

  • Share

Në Angli është arrestuar për kultivim të lëndëve narkotike dhe trafikim të saj, ndërsa në Shqipëri iu sekuestrua pasuria. Kjo është historia e 31-vjeçarit Vasil Duraku të cilit Prokuroria e Tiranës i sekuestroi 500 mijë dollar pasuri me dyshimin se e ka fituar nga veprimtaria kriminale.

31-vjeçari Vasil Duraku është arrestuar në Angli pasi kishte kultivuar plantacion me kanabisi, të cilën e prodhonte në sera dhe pastaj e tregtonte duke arritur fitime të mëdha. Ndërsa pas ndalimit autoritetet atje I gjetën edhe 363 mijë paund në banesë.

Në Tiranë iu sekuestruan konkretisht një njësi tregtare, dy apartamente dhe një garazh.

Policia njofton zyrtarisht, se nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që Duraku dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?