U kap me shtëpi bari dhe arsenal armësh, avokati i Fredi Krasniqit: Është invalid, paratë i donte për ndërhyrje kirugjikale! Armët ishin harruar nga familjarët

26 Janar 2023, 12:32| Përditesimi: 26 Janar 2023, 13:29

  • Share

 

Gjykata e Durrësit vendosi të lërë në burg Fredi Krasniqin, i arrestuar pasi u kap me shtëpi bari dhe arsenal armësh në Shijak.  Në përfundim të seancës, avokati i tij mbrojtës Aleksander Ndrejaj deklaroi se klienti i tij është i sëmurë dhe kërkuan zbutje të masës por që nuk u pranua.

Ashtu si klienti i tij, edhe avokati Ndrejaj deklaroi se arsenali i armëve i sekuestruar i përket vitit 1997 dhe Krasniqi po priste një amnisti për t’i dorëzuar ato në polici dhe se ishte lehtësisht e verifikueshme që objektet ishin prej kohësh në këtë godinë pa u prekur.

 “Është invalid dhe shkaku që e ka shtyrë janë kushtet ekonomike se duhet të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale, të cilën e ka pasur të pamundur ndër vite për ta bërë. Në ambientet e banesës ka mbjellë disa bimë. Ndërhyrja kirurgjikale është më tepër se 40 mijë euro.

Armët janë që nga 1997 në një shtëpi të braktisur në bodrumin e saj. Armët ishin të pluhurosura dhe të harruara nga familjarët”, tha avokati.


Lajmi kryesor:

U kap me arsenal armësh dhe ‘shtëpi bari’ në Shijak, lihet në burg 46-vjeçari: Kanabisi jo për grupet kriminale, lekët i dua për operacion! Armët i kam nga viti '97


A.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?