U kap me kanabis në lokal, pranga 38-vjeçarit në Has! Në hetim pronari, kishte përshtatur biznesin për shitjen dhe përdorimin e drogës

5 Dhjetor 2023, 11:52| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 11:59

  • Share

Një 38-vjeçar është arrestuar në Has të Kukësit në kuadër të operacionit Tempulli. Ai është kapur në një lokal, ndërsa me vete kishte disa doza kanabisi të përshtatur për përdorim dhe për shitje.

Po ashtu, në hetim është vënë edhe një pronari i lokalit, i cili e kishte përshtatur lokalin për përdorim dhe shitje të lëndës narkotike cannabis sativa. Po ashtu, ai fshihte të ardhurat e gjeneruara nga biznesi i paregjistruar.

“U kap në flagrancë, me sasi cannabisi me vete, në një lokal në Krumë, të përshtatur për përdorim dhe për shitje të kësaj lënde narkotike, vihet në pranga 38-vjeçari.

Procedohet penalisht administratori i lokalit, i cili përveç përshtatjes, fshihte të ardhurat e gjeneruara nga biznesi i paregjistruar.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, të cilat vijojnë të kryhen me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, kanë zbuluar një lokal në Krumë, të marrë me qira, me qëllim përshtatjen për përdorim dhe shitje të cannabis sativës.

Nga ndërhyrja e menjëhershme në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë, me lëndë narkotike cannabis sativa, me vete, dhe vunë në pranga shtetasin D. Ll., 38 vjeç, banues në fshatin Kishaj. Gjithashtu, u sekuestrua si provë materiale, sasia e lëndës narkotike që posedonte i arrestuari.

Në vijim, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Q., 58 vjeç, banues në Krumë, pasi nuk kishte regjistruar në organet tatimore, lokalin e marrë me qira, si dhe sepse dyshohet se e kishte përshtatur këtë ambient, për përdorim dhe shitje të lëndës narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?