Këngëtari Arian Begaj

U kap me kanabis në Greqi, arrestohet këngëtari popullor shqiptar! Policia: Ai dhe bashkëpunëtori 63-vjeçar trafikojnë drogë në të gjithë Athinën

17 Shkurt 2022, 15:24| Përditesimi: 17 Shkurt 2022, 15:27

  • Share

Këngëtari shqiptar Arian Begaj është vënë në pranga nga policia greke për posedim të lëndëve narkotike. Ai është kapur bashkë me një 63-vjeçar grek dhe policia iu gjeti një kilogram hashash, një pistoletë dhe katër karikatorë të mbushur me fishekë.

Pas kontrollit të ushtruar në shtëpinë e shqiptarit, policia gjeti dhe sekuestroi një pako të mbështjell najloni me rreth 50 gramë kokainë.

Gjithashtu janë konfiskuar 9230 euro, të cilat autoritetet vlerësojnë se vijnë nga trafiku i drogës. Të dy u dërguan në Prokurorinë e Athinës, ndërsa kërkuan dhe morën afat për të kërkuar falje.

Kush është këngëtari shqiptar Arian Begaj?

Begaj 41 vjeç, është një këngëtar popullor i cili prej disa vitesh jeton dhe ushtron profesionin e tij në Artemis të Athinës. Ai këndon për shqiptarët e shtetit fqinj, ndërsa është bërë mjaft i njohur edhe për publikun grek pasi këndon në buzuket dhe lokalet e natës.

Përveç kësaj, ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me miqtë e tij online momente nga jeta e tij personale dhe profesionale.

Hetimet për dyshen kanë nisur ndërsa dyshimet e para janë se ata janë përgjegjës për trafikun e lëndëve narkotike si kokainë dhe kanabis në të gjithë Athinën.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Trump: 17/02/2022 16:52

    Nuk po dime se kujt ti besojme mesa duket Droga i sjell Fitime edhe Kengetarit qe pothuaj nuk ka nevoje per Lek, por Njerezit e pa Karakter kerkojne jo vetem shume Lek te kene, por edhe shpejt, por shpejt fitohet Leku nepermjet Krimit dhe ketije Zagari i pelqen Krimi, por qe heret ose vone do e paguaj shume shtrenjt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?