Arma e sekuestruar në Krujë

U kap me kallashnikov dhe 30 fishekë, arrestohet 17 vjeçari në Krujë

3 Prill 2023, 11:45| Përditesimi: 3 Prill 2023, 11:51

  • Share

DURRËS- Një 17 vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës pasi i është gjetur një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.

Në pranga ka ka rënë i mituri i identifikuar si S.C, banues në fshatin Borizanë të Krujës.

Nga operacioni i kryer, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit kallashnikov, krehër arme dhe 30 fishekë luftarak.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?