U kap me 61 kg kanabis në kamion, ekstradohet trafikanti shqiptar i arrestuar në Itali

12 Gusht 2020, 13:50| Përditesimi: 12 Gusht 2020, 14:06

  • Share

Një 44-vjeçar, trafikant droge është arrestuar në Itali në zonën Vareze, me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Roland Martinaj akuzohet se në mars të 2013 në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka tentuar të kalojë drejt Italisë, me kamion, nëpërmjet Portit të Durrësit, një sasi prej 61 kg kanabis.

Gjykata e Tiranës në 2018 nxori një urdhër arresti ndërkombëtar dhe vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg”,  për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Pas arrestimit të tij në Itali, Interpol Roma në bashkëpunim me Interpol Tirana do të bëjnë ekstradimin e 44-vjeçarit drejt Shqipërisë për t'u përballur me drejtësinë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?