Kamioni i ndaluar nga Policia i ngarkuar me dru të prerë në mënyrë të paligjshme

U kap me 60 m³ dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme, vihet nën hetim 41 vjeçari në Korçë

20 Qershor 2022, 12:08| Përditesimi: 20 Qershor 2022, 12:10

  • Share

Një 41 vjeçar është vënë nën hetim nga Policia e Korçës.

41 vjeçari me iniciale B.Sh banues në Pogradec u arrestua në flagrancë nga blutë e Korcës dhe do të përballet me akuzën e prerjes së paligjshme të pyjeve.

Ndalimi i tij u bë në lagjen nr. 9, Korçë, duke transportuar me mjetin kamion tip “Man”, 60 m³ dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?