U kap me 500 doza kanabisi në makinë, arrestohet 28-vjeçari në Vlorë

20 Korrik 2023, 14:27| Përditesimi: 20 Korrik 2023, 14:37

  • Share

Një 28-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës, pasi u kap me 500 doza kanabisi, të cilat dyshohet se i shpërndante dhe shiste nëpër qytet.

Në kuadër të operacioni policor të koduar “Parts 11”, u arrestua 28-vjeçari me iniciale V. X., banues në Vlorë.

I arrestuari është lokalizuar nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që qarkullonte me automjet, në lagjen “11 Janari”.

Gjatë kontrollit fizik që uniformat blu kanë ushtruar ndaj tij dhe automjetit me të cilin po lëvizte, shërbimet e Policisë kanë gjetur kanabis të ndarë në 500 doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe celularin e tij.  

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?