Foto ilustruese

U kap me 4 doza kokainë në makinë, vihet në pranga 30-vjeçari në Durrës

9 Shkurt 2021, 09:35| Përditesimi: 9 Shkurt 2021, 09:51

  • Share

DURRËS - Një 30-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit pasi u kap me disa doza të vogla kokaine.

30-vjeçari me iniciale R.V. u ndalua në Maminas teksa po drejtonte mjetin tip 'Peugeot'.

Nga kontrolli i ushtruar nga policia, në makinë atij iu gjetën 4 doza kokainë si dhe një sasi parash që dyshohet se janë si pasojë e aktivitetit kriminal.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan makina dhe 3 aparate celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?