Jorgo Rrenjollari

Kronikë

U kap me 3.5 kilogramë kanabis, por arriti të arratisej, policia greke në kërkim të 41-vjeçarit shqiptar

2 Dhjetor 2021, 13:54| Përditesimi: 2 Dhjetor 2021, 13:57

  • Share

Policia greke është në kërkim të Jorgo Rrenjollarit, 41-vjeçarit shqiptar, i cili u kap me 3,5 kilogramë kanabis, por arriti të arratisej.

Mediat e vendit fqinj, kanë publikuar edhe fotografinë e shqiptarit të bashkëngjitur me një numër, ku përmes tij çdo njeri nëse ka informacion mund ta ndajë me policinë në mënyrë që të kapet shqiptari.

Rrenjollari, së bashku me bashkëpunëtorin e tij po udhëtonin me një makinë e cila ishte prej disa kohësh nën vëzhgimin policisë. Kur 41-vjeçari e zbuloi “kërciti” jashtë makinës dhe me vrap arriti t’i largohej policisë. Nga ana tjetër bashkëpunëtori i tij 37-vjeçar pavarësisht përpjekjeve për t’u larguar me makinë, nuk ia doli dhe shumë policia e vuri në pranga.

Nga makina fluturoi edhe një çantë ku blutë e Greqisë zbuluan se kishte 3,5 kilogramë kanabis, gati për shitje.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?