Eurot e kapura në Durrës dy ditë më parë

U kap me 25 mijë euro në Portin e Durrësit, zbardhet dëshmia e 32-vjeçarit: Nuk vijnë nga aktiviteti kriminal! Shkova në Itali për të blerë furgon, por s’rashë dakord

23 Tetor 2022, 13:22| Përditesimi: 23 Tetor 2022, 16:04

  • Share

Report Tv zbardh dëshminë e 32-vjeçarit Arnold Shahu i cili u arrestua një ditë më parë në Durrës me 24 mijë e 980 euro. Shahu ka deklaruar se paratë nuk janë të paligjshme e as nuk vijnë nga aktivitete kriminale. Shahu pretendon se ka shkuar në Itali para katër ditësh për të blerë një furgon të ri, por nuk ka rënë dakord dhe është kthyer sërish. 

“Kam kaluar 4 ditë më parë. Isha për të blerë një furgon në Milano, nuk më pëlqeu nuk ramë dakord u ktheva se bleva”, ka deklaruar ai.

Shahu rezulton se ka qene në bordin e furgonit me targë AB 765 HU. 32-vjeçari ka qenë shofer në furgonin që është kryer kontrolli dje. Përpara hetuesve Shahu ka refuzuar të dorëzojë telefonin për t’u bërë këqyrje komunikimeve. Telefoni është sekuestruar për t’iu nënshtruar ekzaminimit.

Ndalimi i Shahut erdhi pas kontrolleve që ushtroi policia dhe autoritetet doganore në Portin e Durrësit, një ditë pasi u kapën 522 mijë euro të padeklaruar. Kështu iu bë dhe zbulimi i 25 mijë eurove që Shahu kishte në furgonin që vinte Bari. 

Dy ditë më parë  u kapën 522 mijë euro të fshehura në një furgon në zonën e kondicionerit. Paratë ishin të futura në qese marketi dhe u zbuluan nga gjurma e zezë e lënë në skaner dhe u arrestua Elidon Çela, 32 vjec, drejtues dhe pronar i autobusit me targë AB 633 FZ, pjesë e Agjencisë së Transportit ndërkombëtar të pasagjerëve “Buon Aventura” me seli në Lushnje dhe Padova. Bashkë me të, policia arrestoi dhe 2 ndihmës shoferët e tij, Dritan Kamberi, 36 vjeç dhe Anold Cankja, 32 vjeç.

Furgoni që po transportonte 522 mijë euro cash ka hyrë nga porti i Barit në vendin tonë, por rezulton se ka përshkruar një itinerar duke ndaluar në disa qytete të Italisë.  Policia kishte marrë informacione në rrugë operative ndaj përveç kontrollit me skaner, agjentët ndërhynë fizikisht në furgon ku gjetën 6 qese plastike me 522 mijë euro me prerje nga 5 euro deri në 100-dëshe. Aktualisht në kuadër të këtij hetimi janë ngritur akuzat e pastrimit të parave, mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi dhe kontrabandës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/10/2022 01:08

    24 ore ne qeli dhe t'u <<kthjelluan>> mendimet!!!Tre pyetje:1-Ne se i kishe te ligjshme perse nuk i deklarove ne kufi si dhe arsyen qe te duheshin? 2-Ne se i ke patur qe ne fillim me vete,si shpjegohet qe s'ti ka kapur as kontrolli,as skaneri qe ne nisje,por vetem ne kthim? 3-Ne se ishin te ligjshme,perse i fshehe ne tavanin e mjetit?

    Përgjigju
  • Hasan Spahiu: 23/10/2022 21:25

    Jane si Jane eshte punta jote. Problemi eshte se je ne kundershtim me ligjin, I cili te kerkoni deklarimi te shume, si dhe jo me teper se 5000 euro kesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?