Foto e materialeve të sekuestruara nga Policia italiane

U kap me 2 kile kokainë, armë dhe orë rolex, arrestohet 46-vjeçari shqiptar në Itali

8 Shkurt 2021, 12:45| Përditesimi: 8 Shkurt 2021, 12:51

  • Share

Policia italiane, Në Como ka arrestuar 46-vjeçarin shqiptar, Samir Avdiu pasi është kapur me 2 kile dhe 200 gramë kokainë si dhe dhjetëra doza marihuanë.

Sipas mediave italiane, shqiptari është vëzhguar prej kohësh nga policia dhe vetëm ditën e djeshme është vënë në pranga. Ata e ndoqën atë deri në afërsi të një uzine ku ai ushtronte aktivitetin e paligjshëm.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 kile dhe 200 gramë kokainë, dhjetëra doza marihuanë, materiale paketimi, shirit ngjitës, një makinë vakumi si edhe 19 mijë euro.

Gjithashtu në makinën e Avdiut janë gjetur 3 mijë e 800 euro, ndërkohe në shtëpi policia i gjeti një kasafortë ku kishte 15 mijë euro, 2 orë “rolex” si dhe një armë të tipit calibri.

Policia ka arrestuar shqiptarin, ndërkohë që menjëherë kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse ai punonte i vetëm apo ishte pjesë e ndonjë grupi kriminal.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?