Ajo cfarë iu gjet 21-vjeçarit

U kap me 115 doza kanabis gati për shitje, në pranga 21-vjeçari në Tiranë

10 Shkurt 2022, 12:03| Përditesimi: 10 Shkurt 2022, 12:04

  • Share

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi shpërndante lëndë narkotike në zonën e Kombinatit.

I riu i identifikuar si Xh.M u arrestua në rrugën "Thoma Koxhaj", pas gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 115 doza kanabis të paketuara në qese farmaceutike, gati për shitje, një aparat celular dhe një shumë parash që kishte përfituar.

Në këtë mënyrë u finalizua operacioni policor “Dealer”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?