VIDEO/ U kap me 100 fara kanabisi e drogë, arrestohet 23-vjeçari në Vaun e Dejës

26 Mars, 10:10| Përditesimi: 26 Mars, 10:23

  • Share

VAU I DEJËS- Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia në Vaun e Dejës, pasi shiste kanabis dhe fara kanabisi në zonë.

23-vjeçari është arrestuar në flagrancë teksa lëvizte me makinë. Në kontrollin që i është ushtruar brenda në mjet i është gjetur një qese me 100 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e tij, ku kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.    

Policia sekuestroi 570 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, qindra doza të kësaj lënde dhe 100 fara cannabis sativa.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?