Foto ilustruese

U kap 'mat' duke vjedhur para në një furrë buke, në pranga 34-vjeçari në Durrës

27 Qershor 2023, 11:15| Përditesimi: 27 Qershor 2023, 11:19

  • Share

Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi u kap duke vjedhur para në një furrë buke në një lagje të Durrësit. I riu kishte marrë një shumë të konsiderueshme parash.

Policia e Durrësit, ka arrestuar në flagrancë 34-vjeçarin me iniciale A. E., banues në lagjen nr. 8, Durrës, pasi u kap duke vjedhur një shumë parash, në një furrë buke.

Po të njëjtat struktura kanë arrestuar një 53-vjeçar, me iniciale S. Gj pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?