Arrestohet hajduti serial në Gjirokastër! Dje vodhi një makinë, sot një lokal

16 Mars, 15:20| Përditesimi: 16 Mars, 15:36

  • Share

GJIROKASTËR- Një 28-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pasi është kapur duke vjedhur në një lokal, një shumë parash dhe produkte ushqimore.

28-vjeçari E.N., nga Tirana, dyshohet se dje ka thyer xhamin e një makine dhe ka vjedhur një çantë dore brenda së cilës kishte 5 000 lekë.         

Policia ka sekuestruar dorashka, 1 elektrik dore, produkte ushqimore dhe një shumë parash, që dyshohet se janë vjedhur nga ky shtetas, si dhe automjeti që ai përdorte.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?