Policia italiane

U kap duke vjedhur në një banesë, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Itali! Plagosi dy policët teksa tentoi të arratisej

19 Maj 2023, 11:04| Përditesimi: 19 Maj 2023, 11:08

  • Share

Një 35-vjeçari shqiptar është vënë në pranga nga policia Italiane, pasi u kap teksa dilte nga një shtëpi në të cilën kishte hyrë për të vjedhur.

35-vjeçari me origjinë shqiptare, i shoqëruar nga një person tjetër ende i paidentifikuar kishin hyrë për të vjedhur në një shtëpi private pas mesnate.

E teksa kanë qenë duke u larguar nga shtëpia, pasi kanë marrë sende të ndryshme me vlerë, sistemi i alarmit të shtëpisë “i nxori zbuluar” duke njoftuar policinë.

Me të mbërritur policia i bëri thirrje të dy personave të ndalonin por ata u larguan dhe gjatë ndjekjes shqiptari u konfliktua me dy oficerë duke i plagosur të dy.

Megjithatë 35-vjeçari shqiptar nuk arriti të largohej dhe u arrestua menjëherë nga policia italiane.Atij iu gjetën 41 objekte të vjedhura, duke përfshirë 1 PC, stilolapsa dhe stoli ari me vlerë mijëra euro. Të gjitha sendet e vjedhura u janë rikthyer pronarëve.

 

 

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?