Foto ilustruese

U kap duke vënë baste sportive, vihet nën hetim i riu në Berat

30 Nëntor 2022, 12:01| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 12:03

  • Share

Kanë nisur hetimet ndaj një 26-vjeçari me iniciale K.K., në Berat pasi u kap nga blutë e qytetit, në një lokal në fshatin Duhanas, duke vendosur baste sportive, nëpërmjet aparatit celular, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Arrestimi i të riut, është bërë në kuadër të operacinit policor të koduar “ Lojtari”, ku një 2 ditë më parë, po në Berat çoi në arrestimin e një 19-vjeçari dhe vënien nën hetim të katër të tjerëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?