Foto nga telefoni i 45-vjerçarit

U kap duke vënë baste sportive me telefon në një lokal, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

24 Mars 2022, 16:18| Përditesimi: 24 Mars 2022, 16:20

  • Share

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 45-vjeçar, pasi është konstatuar duke kryer aktivitet në fushën e lojërave të fatit.

Autori është identifikuar si P. A dhe është kapur nga policia duke vënë baste nëpërmjet lotarive sportive, në një lokal në rrugën "Petrit Radovicka".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?