Foto ilustruese

Kronikë

U kap duke u vënë flakën shkurreve dhe pishave në një kodër në Kombinat, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

13 Shtator 2021, 09:51| Përditesimi: 13 Shtator 2021, 09:57

  • Share

TIRANË- Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për zjarrvënie në Kodër, Kombinat.

Myslym Stafa, banues në Kombinat, ditën e djeshme në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat, është kapur në flagrancë duke i vënë zjarrin shkurreve dhe pemëve halore.

Për pasojë është djegur një sipërfaqe e madhe kodre me peme halore (pisha) dhe shkurre.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?