Foto ilustruese

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 43-vjeçari në Gjirokastër! 

7 Dhjetor 2020, 08:54| Përditesimi: 7 Dhjetor 2020, 08:56

  • Share

Një 43-vjeçar në Gjirokastër është vënë në prangat e policisë pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Në flagrancë është arrestuar E. T., i cili u kap në afërsi të fshatit Glinë, duke transportuar 6 emigrantë, në drejtim të Tiranës, me mjetin tip "Mercedez Benz”.   

Atij iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, automjeti që kishte.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Muzgu 6".

Operacioni nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 43-vjeçari. Sekuestrohet një automjet.

Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor "Muzgu 6", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se përgjatë aksit rrugor Kakavijë-Gjirokastër do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit E. T., i cili u kap në afërsi të fshatit Glinë, duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, me mjetin tip "Mercedez Benz”. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?