Foto ilustruese

U kap duke transportuar emigrant të paligjshëm drejt Malit të Zi, arrestohet 47-vjeçari në Shkodër

26 Tetor 2023, 12:19| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 12:24

  • Share

SHKODËR- Një 47-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi transportonte emigrantë të paligjshëm. Ai është kapur në pikën e Hanit të Hotit, duke tentuar të kalonte në mënyrë të paligjshme, me automjet, në Malin e Zi, një shtetas pakistanez, kundrejt pagesës 100 euro.  

Ndaj 47-vjeçarit, D.F., rëndon akuza “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”,.

Ndërkohë është vënë në hetim shtetasi N. C., 56 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, pasi është konstatuar duke transportuar me automjet, produkte të ndryshme ushqimore të dyshuara të kontrabanduara. Automjeti dhe produktet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?