Foto ilustruese

Po transportonte drutë e prera në mënyrë të paligjshme, nën hetim 37-vjeçari në Shkodër

15 Qershor 2023, 11:35| Përditesimi: 15 Qershor 2023, 12:02

  • Share

Një 37-vjeçar është vënë nën hetim nga policia e Shkodrës, pasi u kap duke transportuar me kamion 10 m3 dru për zjarr, të prera në mënyrë të kundërligjshme.

Nga kontrollet e kryera për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, në Shkodër policia ka goditur një rast të prerjes së kundërligjshme të druve për zjarr.

Një 37-vjeçari është kapur në fshatin Meselim, duke transportuar me kamion, 10 m3 dru për zjarr, të prera në mënyrë të kundërligjshme

Për pasojë është vënë nën hetim autori i dyshuar i këtij rasti, 37-vjeçari me iniciale M. Gj, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Sasia e druve dhe kamioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?