Foto ilustruese

U kap duke transportuar drogë, dënohet i riu shqiptar në Gjermani: Më ktheni sa më shpejt në vendin tim

29 Nëntor 2023, 19:00| Përditesimi: 29 Nëntor 2023, 19:27

  • Share

Një 29-vjeçar shqiptar që shërbente si korrier për transportin e drogës është dënuar me 6 vjet burg në Gjermani.

I riu u kap në kufirin belgo-gjerman në prill, si rezultat i një pune të gjatë dhe të gjerë hetimore nga autoritetet gjermane. Në automjetin e tij kishte më shumë se 10 kilogramë kokainë. 

Për punën si korrier, ai merrte deri në 450 euro për kilogram kokainë.

Avokati tha se e pandehuri kishte borxhe “ndaj njerëzve problematik” dhe për këtë arsye u përfshi në punën si korrier për ata që qëndronin pas tregtisë së paligjshme të drogës. Nisur nga kjo avokati mbrojtës tha se nuk deshi të përmendte emrin e klientit të tij, sepse kishte frikë për gruan dhe tre fëmijët e tij në Shqipëri.

“Nëse thua diçka për këtë, familja duhet të presë pasoja.” 29-vjeçari kërkon të deportohet në Shqipëri sa më shpejt të jetë e mundur gjatë vuajtjes së dënimit. "Dua të kthehem sa më shpejt në vendin tim", tha ai.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?