Foto ilustruese

U kap duke transportuar 8 emigrantë ilegalisht, në pranga 33-vjeçari në Tepelenë! U merrte nga 250 € për person

12 Janar 2023, 08:50| Përditesimi: 12 Janar 2023, 08:51

  • Share

TEPELENË- 33-vjeçari Besmir Rrapaj është vënë në pranga pasi u kap duke transportuar 8 emigrantë në këmbim të parave. I riu u kap në Tepelenë teksa po tentonte të kalonte emigrantët ilegalisht jashtë kufirit.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular.

33-vjeçari banues në Vlorë, u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në hyrje të qytetit të Tepelenës, në vendin e quajtur “Agjencia", duke transportuar me automjetin tip "Seat", në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë nga vendet MENA, kundrejt shumës 250 euro për person. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?