U kap duke transportuar 2 emigrantë në mënyrë të paligjshme, arrestohet 32-vjeçari në Kukës

2 Mars 2023, 08:49| Përditesimi: 2 Mars 2023, 08:51

  • Share

Një 32-vjeçar nga Kukësi ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke transportuar njerëz në mënyrë të paligjshme përtej kufirit. Fidan Memishaj, banues në fshatin Oreshkë të Kukësit transportoi kundrejt fitimit, me automjetin tip "Kia", 2 emigrantë, që do të kalonin në mënyrë të paligjshme, nëpërmjet kufirit të gjelbër, drejt Kosovës dhe më pas në vendet e BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?