Enca Haxhia

U arrestua se mbolli 5 vazo me kanabis, Enca reagon pas lirimit nga qelia me një foto provokuese: Ata po studionin ballkonin tim

18 Shtator 2023, 17:13| Përditesimi: 18 Shtator 2023, 17:45

  • Share

Këngëtarja Enca Haxhia ka reaguar për herë të parë pasi u lirua nga qelia, ku qëndroi dy ditë e arrestur për 5 vazo me kanabis që policia i zbuloi në ballkonin e shtëpisë së saj.

“Ata po studionin ballkonin tim”, shkruan këngëtarja me ironi në rrjete sociale teksa ka publikuar një foto provokuese me rroba banjo. Ndërkaq ka shkruar edhe një mesazh falënderues për mbështetësit.

Policia e Tiranës e arrestoi në kuadër të operacionit “Balcony”, pasi i gjeti gjetur 5 vazo me kanabis në banesën e saj në Lundër. Katër ditë më parë togat e zeza në Gjykatën e Tiranës vendosën ta nxjerrin nga qelia, ku këngëtarja qëndroi për 2 netë prej arrestimit mbrëmjen e 12 shtatorit, duke i caktuar këngëtares masën e detyrimit të paraqitjes. 

Enca Haxhiaj nuk foli kur u ul në bankën e të akuzuarit në gjyq, në një seancë pa praninë e kamerave, ku e reja u mbrojt nga xhaxhai i saj, avokati Maks Haxhiaj. Ai pretendoi se kontrolli në banesën ku u zbuluan 5 rrënjët e kanabisit që kishin arritur nga 1.1 deri në 1.3 metër, është bërë pa vendim gjykate, por me iniciativë të policisë. Më herët Enca është shprehur se është përdoruese droge dhe kanabisin e kishte mbjellë për ta pirë vetë.

Prokuroria nuk ishte në një mendje me gjykatën pasi kërkoi që këngëtarja të hetohej duke qëndruar në qeli në masë arresti me burg. Një verifikim me analiza laboratorike do të bëhet më tej për të faktuar shkencërisht nëse këngëtarja është apo jo përdoruese hashashi, siç ka pretenduar. 

Postimi i Encës së Instagram

Postimi i Encës së Instagram

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • tezja: 19/09/2023 04:45

    enca ka ballkonin me te bukur ne shqiperi..

    Përgjigju
  • Iris: 19/09/2023 03:47

    Lere mos pyet sa dite /te veshtira/ ke kaluar-dy dite!! Ato kane qene me te pakta e me te lehta se ditet qe ke kaluar per te vene ato gjylet prej silikoni!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?