Foto ilustruese

U kap duke i shitur te kalaja ekstazi një 31-vjeçari, arrestohet 27-vjeçari në Gjirokastër! I sekuestrohen shuma parash

7 Gusht 2023, 15:35| Përditesimi: 7 Gusht 2023, 15:51

  • Share

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë, pasi është kapur në flagrancë teksa po i shiste një 31-vjeçari lëndë narkotike ekstazi, brenda kalasë së Gjirokastrës.

Sakaq, blutë ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike ekstazi, 420 euro dhe 28000 lekë të përfituar nga veprimtaria kriminale e shitjes së kësaj lënde dhe 2 celularë.

Ndërkohë është vënë nën hetim 31-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?