Foto nga vendi ku ka gërmuar 39-vjeçari

Kronikë

U kap duke gërmuar tokën me ekskavatorë, arrestohet 39-vjeçari në Patos

12 Nëntor 2021, 12:42| Përditesimi: 12 Nëntor 2021, 12:45

  • Share

FIER- Policia ka vënë në pranga një 39-vjeçar, pasi në kodrat e fshatit Zharrëz, Patos, është kapur duke gërmuar dhe shpërdoruar tokën për të ndërtuar në mënyrë të paligjshme, gjë që ka sjellë prishjen e strukturës së tokës.

Mbi 39-vjeçarin S.T rëndon akuza e veprës penale “Shpërdorim i tokës", "Ndërtimi i paligjshëm" dhe "Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera".

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy mjete gërmuese ekskavator dhe një kamion ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?