Leonardo Çapja

U kap brenda ‘shtëpisë së barit’ në Britani, i riu shqiptar dënohet me 12 muaj burg! Dëshmia: Kisha 15 mijë paund borxh

14 Shkurt, 20:28| Përditesimi: 14 Shkurt, 20:40

  • Share

BRITANI E MADHE- Një 25 vjeçar shqiptar i cili ishte arrestuar nga policia britanike pasi u kap në një fermë kanabisi në Rushden, është dënuar me 12 muaj burg.

I riu, Leonardo Çapja u arrestua në një “shtëpi bari” në shtator të vitit të kaluar.  Gjatë operacionit, Çapja tentoi të arratisej nga dritarja e shtëpisë por nuk pati sukses.

Në dëshminë e tij, si shumë të rinj shqiptarë të tjerë të arrestuar për këtë veprimtari kriminale, 25 vjeçari u shpreh se e kishte bërë këtë për të shlyer një borxh prej 15 mijë paundësh që ia kishte dhënë banda që e kishte trafikuar për në Britaninë e Madhe.

Policia sekuestroi rreth 120 bimë kanabisi për të cilat kujdesej 25 vjeçari i arrestuar.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?