U kallëzua për aksin Kardhiq-Delvinë, SPAK i komunikon akuzën për shpërdorim detyre ish-drejtoreshës së ARRSH, Sonila Qato

26 Tetor 2022, 10:23| Përditesimi: 26 Tetor 2022, 12:03

  • Share

TIRANË- Pasi u thirr në SPAK për hetimet lidhur me aksin Kardhiq-Delvinë, Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar sot akuzën për shpërdorim detyre ish-drejtoreshës së ARRSH Sonila Qatos.

Qato u kallëzua nga një kompani ndërtimi për pabarazi në tenderia, çka u konstatua edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas gjetjeve të tij, ish-drejtuesja e Autoritetit Rrugor Shqiptar kishte skualifikuar padrejtësisht ofertën më të ulët të paraqitur nga kompania paditëse.

KLSH kërkoi një hetim më të thelluar, ku doli se kishte pasur abuzime me tenderin e rrugës Kardhiq -Delvinë, në vlerën e 5 milionë eurove. Herën e fundit Qato u thirr në SPAK më 3 tetor ku tha se kishte dhënë disa deklarime në cilësinë e ersonit që ka dijeni për ccështjen e rrugës Kardhiq-Delvinë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?