U inaugurua dje nga Erdogan, lagjja e re ende pa banorë! Marrin çelësat në ditët në vijim

18 Janar 2022, 17:49| Përditesimi: 18 Janar 2022, 18:06

  • Share

Lagjja e re në qytetin e Laçit ende nuk është populluar. Familjet përfituese presin të marrin çelësat e apartamenteve brenda këtij muaji.

"Jam përfitues i një apartament 3+1, jam shumë i lumtur"

"Kam përfituar apartament, e kam marrë ku ma ka dash zemra më ka ra fati. Rroft Erdogani që na bëri me shtëpia"

"Kam marrë aq sa kam pas shtëpi, do futemi punë ditësh, çelësat nuk i kemi marrë akoma", thanë disa nga banorët.

Ndërkohë, në lagjen e re të Laçit po kryhen punimet e fundit në pallatet ku do të akomodohen 522 familje që mbetën pa strehë pas tërmetit më 26 nëntor të vitit 2019.  Ky projekt është financuar nga qeveria turke me një fond prej 42 milionë eurosh.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?