Foto nga kërkimet për 20-vjeçarin shqiptar

U hodh në lumë për t’i ikur policisë, vdes 20-vjeçari shqiptar në Austri

29 Nëntor 2023, 08:07| Përditesimi: 29 Nëntor 2023, 09:39

  • Share

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Austri në përpjekje për t’iu larguar autoriteteve të cilat i ishin vënë në ndjekje. Mediat austriake e cilësojnë si një arratisje nëpër filma, por fundi ishte i trishtë për të riun shqiptar, i cili gjeti vdekjen pasi u hodh në një lumë në Austri.

Gjithçka ka nisur më 26 nëntor, kur ai ka refuzuar që të ndalojë kur policia ia ka kërkuar, por është larguar me shpejtësi me makinën që dyshohet se ishte e vjedhur. Policia dyshon se i riu merrej me veprimtari të jashtëligjshme dhe prandaj është përpjekur të largohej dhe të mos ndalonte para forcave policore.

Policia i ka kërkuar të ndalojë me makinën në zonën e Walserberg, por ai ka ikur me shpejtësi tepër të lartë. Policia e alarmuar e Salzburgut e ndoqi të dyshuarin në daljen Hallein, ku oficerët fillimisht e humbën nga sytë.

Si pjesë e kërkimit në shkallë të gjerë që u nis, automjeti u lokalizua në zonën Tenneck pranë Werden. Menjëherë pas kësaj është përplasur me makinën e policisë. I riu doli nga makina e vjedhur dhe iku në këmbë, u ngjit mbi argjinaturën në drejtim të Salzach, u hodh në lumë dhe kaloi Salzach në bregun tjetër. Për shkak se oficerët e policisë po prisnin tashmë në këtë anë të Salzach, ai u hodh në lumë për herë të dytë.

20-vjeçari u nxor nga uji dhe u arrit të kthehej në jetë, por më pas ka humbur jetën po atë mbrëmje në spital.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?