U hodh dje nga kati i dytë i 'Infektivit', ndërron jetë sot 69 vjeçari me COVID

11 Nëntor 2020, 08:39| Përditesimi: 11 Nëntor 2020, 09:50

  • Share

Reshat Grembi 69 vjeçari i infektuar me COVID i cili u hodh ditën e djeshme nga kati i dytë i spitalit infektiv dhe shpëtoi, fatkeqësisht ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 12:30 dhe pacienti ishte shtruar para dy ditësh në spitalin COVID/1 në Tiranë.

Mësohet se pacienti dje ka dalë nga korridori i spitali dhe është hedhur nga kati i dytë, ndërsa rrethanat dhe shkaqet nuk bëhen ende me dije.

Kujtojmë se ky është rasti i katërt, ku pacientë të infektuar me COVID janë vetëflijuar duke u hedhur nga dritarja e spitalit ku kanë qenë të shtruar. Më herët janë regjistruar 3 raste te Sanatoriumi i njohur si COVID/2. Rasti i parë ndodhi në muajin gusht. Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Xhino Koça. Më pas, një tjetër ngjarje e rëndë u regjistrua në shtator ku humbi jetën Hasan Mira rreth 65 vjeç. Rasti i tretë u regjistrua në nëntor, më konkretisht më 1 nëntor. Ishte 53-vjeçari me iniciale P.Gj. nga Tropoja i cili në kushte të rënduara psikologjike zgjodhi t'i jepte fund jetës në mënyrën më tragjike.

Pas ngjarjes së rëndë ku 69-vjeçari u hodh nga kati i dytë i spitalit, Report Tv ka shkuar në fshatin Belinë, të Fierit ku ai jetonte.Taulant Grëmbi, kushëriri i 69-vjeçarit Reshat Grëmbi deklaroi se fillimisht ai shkoi në spitalin e Fierit e më pas u transferua në Tiranë. Ndërka ka shtuar se i afërmi i tyre nuk ka pasur asnjë problem që mund ta çonte në këtë veprim, duke theksuar këtu asnjë problem ekonomik.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?