U grushtua nga Bledion Nallbati, deputeti Vullnet Sinaj merret në pyetje nga SPAK

3 Nëntor 2023, 15:39| Përditesimi: 3 Nëntor 2023, 22:10

  • Share

Deputeti socialist Vullnet Sina është pyetur në SPAK nga agjentët e BKH për incidentin në Kuvend ku u godit me grusht nga kolegu demokrat Bledion Nallbati.

Ai mësohet se ka dhënë sqarime pas kallzimit të bërë nga grupi parlamentar. Ndërkohë në SPAK nuk ka deri tani kallëzim tjetër të depozituar nga demokratët.

Incidenti ndodhi në seancën parlamentare të 30 tetorit 2023. Gjatë skenarit për dhunë e kaos të Rithemelimit për të mos lejuar zhvillimin normal të seancës pa plotësuar kërkesat e tyre Bledion Nallbati iu afrua deputeti socialist Vullnet Sina që po fliste nga karrigia e tij. Në një moment mes tyre pati konflikt fizik që degjeneroi dhe në përplasje fizike deri në përdorimin e grushtit nga ana e Nallbatit drejt Sinës.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?