VIDEO/ U godit nga rrufeja dhe hyri në koma, 16-vjeçarit i cili i pushoi zemra rikthehet të luajë futboll

26 Shkurt, 15:10| Përditesimi: 26 Shkurt, 15:17

  • Share

Historia e Ronnie Wraith është frymëzuese, por njëkohësisht edhe në kufinjtë e të pabesueshmes.

16-vjeçari të dielën u rikthye të luante futboll 146 ditë pasi e kishte goditur rrufeja. Fatkeqësia ndodhi në një fushë futbolli, pranë shkollës ‘Sele’ në Hertford, 4 minuta para se të mbaronte loja. Gjendja e Wraith atë ditë shumë pak jepte shpresa se ai do mbijetonte dhe në atë momente askush nuk mendoi më për futboll.

Mirëpo mjekët e spitalit Addenbrooke në Kembrixh bënë mrekullinë edhe pse për gjys ore zemra e 16-vjeçarit nuk punoi. Kjo sepse ai pësoi arrest kardiak dhe hyri në koma të induktuar. Megjithatë vendimtare ishte edhe ndihma e parë që Wraith mori në fushën e lojës ku u godit nga rrufeja.

Tani kjo duket si një ëndërr e keqë, pasi të dielën 16-vjeçari u rikthye të luante futboll, sportin që aq shumë e dëshiron. Kjo ndodhi teksa të pranishmit duartroksinin gjatë për Wraith, të cilit jeta i bëri një shaka pa kripë.  

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?