EMRI/ U godit aksidentalisht nga një tranxhë gjatë orarit të punës, humb jetën punonjësi i fasonerisë në Krujë! Pronari i biznesit u përpoq të fshihte ngjarjen

21 Qershor 2023, 20:24| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 09:01

  • Share

Një punëtor 35 vjecar ka humbur jetën në një fasoneri në zonën e Thumanës në Krujë, pasi është goditur nga tranxha, një makineri që përdoret për prerjen e shollëve të këpucëve.

Mësohet se 35 vjecari është Taulant Lika, i cili e kishte edhe shtëpinë fare pranë me fasonerinë. Sipas informacioneve të marra në vendin e ngjarjes, aksidenti i ndodhur në fasonerinë në pronësi të Alfred Kalesha është i paqartë, pasi tranxha është një makineri që peshon dy tonë dhe nuk ka asnjë mundësi të godasë personin që e përdor.

Dyshimet janë se punëtori mund të jetë goditur gjatë trasportit të tranxhës. Por ajo që shton edhe më shumë dyshimet për ngjarjen, është përpjekja e pronarëve të fasonerisë për ta mbajtur të fshehtë. Për aksidentin në punë nuk është njoftuar as qendra shëndetësore Fushë krujë dhe as spitali i Krujës dhe nuk dihet se nga kush i eshte dhene ndihma e pare viktimës.

Sipas burimeve fasoneria ka vetëm pak kohë qe eshte hapur në zonën e Thumanës. 

1687417300_page.jpg

 

Taulant Dika

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?