Foto nga vendngjarja

U godit nga një gur dhe ra nga 20 metra lartësi, 40 vjeçari shqiptar vdes teksa mblidhte bimë në një mal të Greqisë

7 Janar 2023, 18:45| Përditesimi: 7 Janar 2023, 19:00

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Keratea të Greqisë ku një 40 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një gur. Mësohet se shqiptari po mblidhte bimë në një mal në momentin kur është goditur nga një gur që u shkëput nga një shkëmb dhe më pas është rrëzuar nga 20 metra lartësi. 

I ndjeri ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërsa për ngjarjen e rëndë, autoritetet greke u njoftuan nga dy persona të tjerë të cilët ndodheshin po ashtu në mal me 40 vjeçarin shqiptar.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?