Polici i dhunuar Nazmi Doko

FOTO/ U godit me zinxhir në kokë nga një person i maskuar, efektivi i burgut të Fierit i plagosur në spital

2 Maj, 10:17| Përditesimi: 2 Maj, 11:52

  • Share

Efektivi i burgut të Fierit, Nazmi Doko ndodhet i shtruar në spitalin e Fierit, reparti i Kirurgjisë. 64-vjecari ka marrë plagë në kokë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Efektivi është goditur me zinxhirë në kokë mbrëmjen e 30 prillit, rreth orës 21:00 në rrugën pranë banesës së tij në lagjen “1 Maji”. Burimet thanë se kamerat e sigurisë kanë filmuar një person me maskë që godet me zinxhir në kokë efektivin dhe më pas largohet me një makinë që e kishte parkuar në anë të rrugës. Foto e policit të dhunuar është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. 

Burimet thanë se po hetohet pista e goditjes për shkak të detyrës, por kjo nuk pohohet zyrtarisht. Policia e Fierit dhe as IEVP Fier nuk kanë reaguar për ngjarjen, ndërsa autori është ende i paidentifikuar tre ditë pas ngjarjes së rëndë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edison Toska: 03/05/2024 14:07

    Ish Polic ne burgun e Fierit.Respekt per Shef Nazmi Dokon pasi eshte nje nga Oficeret me te mire qe ka burgu i Fierit tani.Por fajtoret e vetem qe ka degraduar situata ne Kete pike ne burgun e Fierit jane dy persona.Nje eshte Drejtori i Burgut Ervin Bushi.Dy eshte Shefi i Policisë burgut Arti Hysi. Me Keta dy persona burgu i Fierit nuk ka per te bere haker.Me vjen shume keq per efektivet e Policisë se burgut qe perballen cdo dite me padrejtesite e Shefave te korruptuar deri ne fyt. Zoti i ndihmonte punonjesit e Policisë te burgut Fier se shteti nuk e rruan fare per ta qe e ka per detyre.me respekt per punonjesit e Policisë se burgut Fier Edison Toska.

    Përgjigju
  • E verteta: 02/05/2024 17:35

    Goditja me zinxhir ne koke behet nga nje dore profesionale jo nga cdo lloj horri. Nese policia do e gjen shpejte pasi kjo eshte metode e perdorur para viteve '90 dhe kryesisht nga baanditet e vjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?