U godit me gurë nga tifozët e Kastriotit, futbollisti i Tiranës me 4 të qepura në kokë! Shehi: Krutanët ishin agresiv!

21 Shkurt 2022, 10:49| Përditesimi: 21 Shkurt 2022, 11:14

  • Share

Futbollisti i Tiranës Aldo Gjumsi ka qenë viktima e radhës e dhunës në futbollin shqiptar. 19-vjeçari është goditur me një send të fortë në kokë, dyshohet gurë, nga tifozët e Kastriotit në ndeshjen e fundjavës, duke i shkaktuar një plagë për të cilën iu deshën katër të qepura.

Kastrioti-Tirana ka qenë një ndeshje me shumë tension dhe ndërprerje të shpeshta të lojës. Kjo pasi krutanët kërkonin me çdo kusht fitoren, duke qenë se renditeshin të fundit në klasifikim. Në fund ia kanë dalë me rezultatin 2-1, por kostot kanë qenë të larta. Trajneri i Tiranës Orges Shehi edhe pse nuk foli drejtpërdrejt për dhunën la të kuptohet se ndeshja i kaloi kufijntë sportiv.

“Në asnjë ndeshje nuk futemi për të humbur, por futemi për të dhënë më të mirën dhe për të fituar ndeshjen. E dinim që do ishte e vështirë për shkak të terrenit dhe lojës agresive që kundërshtari bën,”-deklaroi Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Për shkak të dhunës dhe presionit të lartë gjatë 90 minutave mësohet se futbollistët e Tiranës kanë shkatërruar dhomat e zhveshjeve pas ndeshjes.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?