Shkëlqim Jahelezi, efektivi i Fierit që u godit me grushte mbrëmjen e djeshme ka lënë spitalin. Gjendja e tij është përmirësuar, ndërsa hetimet për incidentin po i ndjek AMP-ja.
Në spitalin e Fierit ndodhet 26-vjeçari Daniel Braçi i plagosur në këmbë, i cili është arrestuar nga policia. Ky i fundit teksa drejtonte makinën “Volksëagen” tentoi të futej në një rrugë të bllokuar të qendër të Fierit.
Por, kur u kundërshtua nga patrulla e policisë, i riu qëlloi me grushte inspektorin Shkëlqim Jahelezi. Në kushtet e vetëmbrojtjes, thotë policia, efektivi qëlloi me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë 26-vjeçarin.
Daniel Braçi rezulton person me precedent të mëparshëm penal. Më 31 gusht 2019, i riu, pas 1 konflikti mes dy familjeve, nga e cila mbeten të dëmtuar me sende të forta dhe thika katër persona, ka marrë armën e shërbimit një prej punonjësve të Policisë që po ndihmonte të plagosurit të futeshin në urgjencë, dhe ka plagosur me këtë armë një prej familjarëve të palës tjetër. Përplasja aso kohe ka ndodhur brenda spitalit të Fierit.
Daniel Braçi njihet si person problematik e konfliktual.
M.Q./ReportTv.al
Po mire qe eshte ne spital ky pisi bandit Braci, po ndonje mase sigurie arest me burg do i jepni apo do e lini ne te lire serish rrugeve deri ne ngjarjen e rradhes edhe me te rende? Ju ka futur tmerrin Gramoz Ruci o palo prokurori dhe polici e fierit. Po palo ministri Balla qe eshte bere si zedhenes shtypi dhe jo si minister, perse nuk reagon? Eshte edhe deputet i qarkut per mbi te gjitha? Mbeshtetje per policin qe u godit ne krye te detyres dhe turp per shtetin.
Përgjigju