Presidenti i Romës James Pallotta gjatë festës dhe hedhjes në shatërvan

U gjobit me 500 euro për hedhjen në shatërvan, presidenti i Romës jep 230 mijë euro

11 Prill 2018, 18:06| Përditesimi: 11 Prill 2018, 19:20

  • Share

Kualifikimi historik që arriti Roma përballë Barcelonës duke fituar me rezultatin e 3-0, e gëzoi aq shumë presidentin verdhekuq, sa ai u hodh në një shatërvan duke festuar.  Ky gjest u dënua nga kryetarja e Bashkisë së Romës, Virginia Raggi, duke e gjobitur me 500 euro presidentin James Pallotta, pasi hedhja në shatërvan është cilësuar si një gjest jashtë etikës dhe një shembull jo i mirë për pjesën tjetër të popullit.

Vendimi i kryebashkiakes së Romës për t’u gjobitur është pritur mjaft mirë nga vetë presidenti Pallotta, i cili në shenjë “pendimi” për gjestin, ka vendosur të paguajë jo 500 euro, por 230 mijë euro, të cilat do të përdoren për të restauruar shatërvanin. Në një prononcim në lidhje me gjobën, presidenti Pallotta u shpreh se e ka merituar atë gjobë dhe nuk do që të jetë një shembull i keq për të tjerët.

Dua të falënderoj kryetaren e bashkisë për gjobën që më vendosi, pasi unë e kam merituar atë. Nuk duhet që të bëjmë sjellje të tilla në publik, prandaj kam vendosur të jap një fond prej 230 mijë eurosh të cilat do të përdoren për restaurimin  shatërvanit

 

Presidenti i Romës

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?