Foto ilustruese

Kronikë

U gjetën 400 rrënjë kanabisi në pyjet e Gramshit, arrestohet inspektori i pyjeve, nën hetim 2 kryetarët e fshatrave  

2 Gusht 2021, 10:34| Përditesimi: 2 Gusht 2021, 10:38

  • Share

GRAMSH- 2 raste të kultivimit të kanabisit janë goditur ditën e sotme në  Gramsh. Burime zyrtare bëjnë me dije se Policia ka konstatuar 400 rrënjë kanabisi në 2 parcela të cilat po kultivoheshin në pyje të zonës së Gramshit. Përkatësisht kanabisi gjetur në fshatin Vidham dhe Lemnush.

Si pasojë e kapjes së lëndës narkotike, mësohet se ka rënën në pranga Inspektor i Shërbimit Pyjor në Bashkinë e Gramshit, i cili është identifikuar si Atnand Zaim, 52 vjeç. Ndaj inspektorit rëndon akuza për veprën penale  "Shpërdorim detyre".

Ndërkaq janë vënë nën hetim 2 kryepleqtë, Ardit Braçi, kryeplak i fshatit Vidhan dhe Bedri Jonuzaj, kryeplak i fshatit Lemnush. Të dy kryepleqtë janë akuzuar për shpërdorim detyre.

"Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Z., 52 vjeç, banues në Gramsh, me detyrë inspektor i Shërbimit Pyjor në bashkinë Gramsh, si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit: A. B., me detyrë kryeplak i fshatit Vidhan dhe B. J., me detyrë kryeplak i fshatit Lemnush, Gramsh", shkruhet në njoftimin e Policisë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?