Shqiptari i kapur nga kamerat e sigurisë

Bota

U gjet pa shenja jete në një park pranë shtëpisë së saj, arrestohet shqiptari i dyshuar për vrasjen e mësueses në Britani

27 Shtator 2021, 18:05| Përditesimi: 27 Shtator 2021, 20:05

  • Share

BRITANI- Policia britanike ka vënë në pranga 36-vjeçarin me origjinë shqiptare, Koçi Selamaj, i cili po merret në pyetje si një prej të dyshuarve kryesor për vrasjen e mësueses Sabina Nessam 150 metra larg shtëpisë së saj.

Ai është vënë në pranga brenda shtëpisë së tij, nga ku po kontrollojnë nëse gjejnë ndonjë gjurmë që e implikon shqiptarin në vrasje.

Shqiptari tani është personi i tretë i mbajtur në paraburgim, ndërsa një 41-vjeçar dhe një 38-vjeçar po hetohen në gjendje të lirë.

Gjithashtu hetuesit kanë marrë në pyetje fqinjët e 36-vjeçarit të cilët janë shprehur se ai ishte një njeri i qetë dhe i punës.

 “Ai është një person shumë i qetë, ai kurrë nuk flet. Shpërndan porositë e ushqimeve me makinën e tij.”, tha dikush.

“Ai është shqiptar. Unë nuk e kam parë atë për një muaj. Ai hynte në dyqan për të rimbushur telefonin dhe pajisjen elektrike.”, tha një tjetër.

Arrestimi i 36-vjeçarit, është bërë pas njoftimit të policisë se pranë vendit ku ndodhi ngjarja e rëndë u pa duke kaluar një automjet.

Në pamjet e videos shfaqet një burrë, pa flokë, i cili në dorë mban një objekt të kuq në dorë, teksa përpiqet t’a fshehë nën mëngë.

Objekti i kuq të cilin mban në duar, personi në videon e publikuar ditët e fundit, mendohet të jetë edhe arma e krimit me të cilën iu mor jeta mësueses së re, duke e goditur në kokë.

Sabina Nessa është gjetur e vdekur në pakun Crator, vetëm pak metra larg shtëpisë së saj më datë 17 shtator. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rreth zonës, ajo është parë teksa ka dalë nga shtëpia në orën 08:30.

Trupi i mësueses u gjet e mbuluar me gjethe dhe ka qenë një qen policie që e ka gjetur. Autoritetet po punojnë për të identifikuar autorin dhe nëse ai ka lidhje me Sabinën.

Vrasja e rëndë ka ndezur debatin për sigurinë e grave në rrugët e Britanisë. Ajo vjen vetëm gjashtë muaj pas vrasjes së 33-vjeçares Sarah Everard, që u mor peng dhe u vra nga një oficer policie jashtë detyrës.

Ora 19:57
I dyshuar për vrasjen e mësueses në Britani, kush është 36-vjeçari shqiptar i arrestuar

1632765253_KociSelamaj.jpg

Koci Selamaj është 36-vjeçari me origjinë shqiptare i arrestuar nga policia britanike si i dyshuar kryesor për vrasjen e mësueses Sabina Nessam 150 metra larg shtëpisë së saj.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?