Kevin Munoz

U gjet i vdekur me duar dhe këmbë të lidhura, si u vra aktori 23-vjeçar i Netflix! Arrestohet si i dyshuar një adoleshent

23 Nëntor 2023, 12:50| Përditesimi: 23 Nëntor 2023, 12:53

  • Share

Aktori 23-vjeçar, Kevin Munoz, që luajti në Netflix dhe Apple TV u gjet i vdekur në Kolumbi me duar dhe këmbë të lidhura, ndërsa autoritetet arrestuan një adoleshent si të dyshuar.

Sipas gazetës britanike The Sun, trupi i torturuar i 23-vjeçarit Kevin Andres Munoz Tovar u gjet të hënën në qytetin Tulua me disa plagë me hanxhar.

Autoritetet kanë arrestuar një 19-vjeçar si të dyshuar për vrasjen brutale.

“Policia e Valles raporton se një 19-vjeçar është arrestuar falë informacioneve të dhëna në kohë nga qytetarët. 19-vjeçari dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Kevin Andres Munoz Tovar, një aktor i njohur i një filmi kolumbian. Personat që shkaktuan lëndimet më pas u larguan nga vendi i krimit, por falë informacioneve nga komuniteti, njëri prej tyre u arrestua”, theksoi shefi i policisë.

23-vjeçari luajti në filmin e Netflix “Lavaperros” me regji të Carlos Moreno. Filmi fokusohet në konfliktin mes një njeriu që përballet me probleme financiare dhe një peshkaqeni huamarrës që dëshiron ta vrasë atë. Ishte gjithashtu pjesë e serisë Apple TV Echo 3.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?