Roels Hysneli

U gjet i ekzekutuar me plumb në kokë vitin e kaluar! Detaje të reja nga vrasja e burrelsit në Gjermani, media: Autorët janë turq

21 Prill, 15:57| Përditesimi: 21 Prill, 16:19

  • Share

Detaje të reja kanë në dritë në lidhje me vrasjen e 27-vjeçarit Reols Hysneli, i cili u gjet i vdekur me një plumb në kokë në afërsi të banjave termale Holstentherme në Kaltenkirchen, një zonë rreth 40 km larg Hamburgut, të shtunën e 25 nëntorit 2023.

Fillimisht, autorësinë e vrasjes e mori përsipër një 17-vjeçar nga Kukësi, por dëshmia e tij jo e plotë bëri që policia të vazhdonte hetimet.

Tashmë policia dyshon se i riu është vrarë nga 2 shtetas turq, të cilët janë vënë nën hetimet për lidhjen e tyre me ngjarjen.

Viktima shqiptare u gjet i pajetë dhe i mbështjellë me letër alumini. Sipas mediave të huaja, autoritetet gjermane zbuluan 2 turqit të identifikuar si Selami C. dhe Ferhat K., duke gjurmuar se ku ishte blerë letra e aluminit, më të cilën ishte mbështjellë shqiptari.

Policia turke ka shpallur në kërkim të dyshuarin Selami C..

Sipas BILD, një nga pistat kryesore të hetimit është një përplasje për tregtinë e drogës.

 

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigranti: 21/04/2024 21:16

    Po per keta turqit a do ta aplikojne kanunin familjaret e ketij djali?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?