U gjendet armë zjarri tek 'Benzi' dhe municion luftarak në banesë, arrestohen dy të rinj në Tiranë (VIDEO)

25 Shtator 2020, 09:21| Përditesimi: 25 Shtator 2020, 14:34

  • Share

TIRANË- Policia ka arrestuar dy persona, pasi u kapën me armë zjarri me vete. 

Në pranga janë vënë 30-vjeçari me iniciale K. H., për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", si dhe 24-vjeçari me iniciale S. S., për veprat penale "Armëmbajtja pa leje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Tek “Rrethrrotullimi i Farkës” u bë ndalimi i mjetit tip “Benz” që drejtohej nga 24-vjeçari dhe kishte pasagjer 30-vjeçarin. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tyre, në çantën e dorës të 30-vjeçarit u gjet një armë pistoletë dhe fishekë luftarak.

Pas kontrollit në banesën e 24-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan edhe një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komento

Komente

  • Sami: 25/09/2020 10:13

    Gjynaf edhe keto qunat te merret masa arrest shtepiak siç vepruan me ate buqen.

    Përgjigju
    • Agjenti: 25/09/2020 12:11

      Hahahaha po pra fiks. Edhe kta e kishin harruar ne cante

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi rikthen kaosin në Kuvend, si e vlerësoni?