Foto ilustruese

Kronikë

U fut për t’u larë në det, mbytet 67-vjeçari në plazhin e Golemit

21 Korrik 2021, 15:29| Përditesimi: 21 Korrik 2021, 13:40

  • Share

Një 67-vjeçar është mbytur pasditen e sotme në Golem, pasi u fut për t’u larë, por nuk mundi të dilte i gjallë nga deti. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 14:45, ku viktimë mbeti 67-vjeçari me inicialet Xh.K..

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, nëse 67-vjeçari pësoi ndonjë komplikacion shëndetësor ndërsa ndodhej në ujë duke humbur për pasojë jetën

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?