VIDEO/ U fut në parakalim të gabuar në aksin Lezhë-Milot, gjobitet më 10 mijë lekë shoferi

1 Mars, 09:59| Përditesimi: 1 Mars, 10:05

  • Share

Policia rrugore ka gjobitur drejtuesin e një mjeti i cili është futur në parakalim të gabuar në aksin Lezhë-Milot dhe më pas e ka publikuar videon në rrjetet sociale.

Sipas policisë shoferi është gjobitur me 10 000 lekë.

'Në lidhje me një video të postuar në llogarinë në Facebook “Harta Digjitale e Aksidenteve Rrugore”, në të cilën shfaqet drejtuesi i një automjeti, i cili parakalon në kundërshtim me rregullat, një autokolonë në aksin rrugor “Lezhë - Milot”, ju informojmë se:

Menjëherë pas publikimit të videos kanë nisur verifikimet, pas të cilave është identifikuar drejtuesi i këtij automjeti, shtetasi Xh. L..

Për shkeljen e kryer, në bazë të pikës 16 të nenin 146 të Kodit Rrugor, ai është ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 129, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.‘- njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?